I dha çiftit të moshuar valium dhe u vodhi banesën, arrestohet dhëndri në Librazhd

I dha çiftit të moshuar valium dhe u vodhi banesën, arrestohet dhëndri në Librazhd

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Librazhd, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se iu dha Valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas u vodhi një shumë parash dhe një celular.

Pas njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT në gjendje të rënduar shëndetësore, policia organizoi menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Librazhd arritën të identifikojnë, kapin dhe arrestojnë autorin e dyshuar, shtetasin Ismail Kllogjri, 36 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy