Mbahet sot seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit dhe mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2021 në Elbasan.
Në seancë pritet dëshmia e 12 personave që kanë dijeni mbi ngjarjen që parapriu zgjedhjet e 25 prillit, mes të cilëve 6 efektivë të policisë së Elbasanit dhe 2 ish-nëndrejtorët.
Të që do të dëshmojnë janë efektivët e repartit “Shqiponjat” dhe dy zv.drejtorët, Niko Palla dhe Albert Nushi. Po ashtu në ambientet e gjykatës është parë edhe shoferi Mehmet Greca. Në seancën e sotme është i pranishëm edhe vetë Paplekaj, i cili në hyrje shmangu kamerat. Si rrallë herë, media jo vetëm nuk është të qëndrojë në hollin e jashtëm të gjykatës.
Dëshmitarët të cilët do të dëshmojnë sot:
Arjan Hoxha
Pavlo Vuksani
Mehmet Greca
Erjon Demushi
Nuredin Kasmi



