I riu në Vlorë përplas me motor të miturën, dërgohen të dy në spital

I riu në Vlorë përplas me motor të miturën, dërgohen të dy në spital

Një aksident është shënuar sot në Vlorë. Një 22 vjeçar teksa po udhëtonte me motor ka aksidentuar një shtetase të mitur. Për pasojë kanë mbetur të dy të lënduar dhe ndodhen në spital. “Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy