
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid-19, njoftohet në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar vetëm pesë raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988, kurse numri total numri i rasteve aktive është 345.
Sa i takon raportit ditor të vaksinimit në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.



