Plagosi 4 persona në 2017 në Laprakë, RENEA kap në Mamurras Astrit Seferin

Plagosi 4 persona në 2017 në Laprakë, RENEA kap në Mamurras Astrit Seferin

Gjatë kontrolleve të befasishme në Mamurras, RENEA ka bërë të mundur edhe ndalimin Astrit Seferin, autorin e plagosjes së katërfishtë në 2017-ën në Laprakë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur Seferit, masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 2017, 36-vjeçari gjatë një konflikti ka plagosur me armë zjarri katër persona në bashkëpunim me vëllain e tij.

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.

Si ndodhi plagosja e katërfishtë në 2017

Arben Seferi ka pasur konflikt me shtetasin Eljon Leka, teksa të dy janë takuar në një lokal në lagjen e tyre. Arben Seferi pas debatit verbal ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Eljon Lekës. Plumbat e zjarrit kanë lënë të plagosur Eljon Lekën dhe tre klientë të lokalit të cilët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin.

Autori Arben Seferi fillimisht ka shkuar tek lokali i tij dhe i ndihmuar nga i vëllai, Astrit Seferi, ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Policia me pas shpalli në kërkim të dy vëllezërit Seferi dhe një bashkëpunëtor të tyre.

Ndalimi me shumë bujë i dy vëllezërve nga policia, u realizua në kushte të vështira në 2019, pasi vëllezërit fillimisht kanë shfaqur rezistencë ndaj uniformave, të cilat u detyruan të qëllojnë disa herë në ajër, duke bindur dy vëllezërit që të mos bëjnë më rezistencë dhe të dorëzohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy