
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një 60-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në banesë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në zonën e “Astirit”, Unaza e Re.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet F. I., ndërsa policia vijon hetimet në vendin ku ka ndodhur ngjarja, për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



