
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Doganës.
Mësohet se një makinë e drejtuar nga një femër ka përplasur një të ri me motor në afërsi të Urës së Zaranikës.
I riu është transportuar menjëherë në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nuk bëhet ende me dije se cili është identiteti i të përfshirëve në këtë aksident.



