
Dorian Duçka, ish-këshilltari i Jashtëm i kryeministrit Rama është paraqitur sot në SPAK. Emri i Duçkës doli në çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Megjithatë, arsyet e thirrjes së tij mbeten të paqarta. Në studion e “Të Paekspozuarit”, gazetari Eni Ferhati tha se SPAK duhet të sqarojë në lidhje me arsyen e thirrjes së tij. Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha tha se janë dy çështjet për të cilat ai mund të jetë thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Eni Ferhati
Nuk na është konfirmuar ndonjëherë regjistrimi i çështjes McGonigal. Të gjithë ata që janë përfshirë duhet të merren në pyetje. Zoti Duçka ishte tepër i rezervuar, por duhet SPAK të bëjë transparencë për publikun.
Artan Hoxha
Për McGonigal, PD e ka bërë një kallëzim. Është një çështje që do përgjigje. Por ne nuk duhet të na bëjë përshtypje kë thërret SPAK-u. unë kam komunikuar vetë me të. Ai nuk thotë gjë për çfarë ka qenë. Dy janë çështjet për të cilat ka njohuri: CEZ-DIA dhe McGonigal.



