Arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale në Durrës

Arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Policia njoftoi sot se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Gj., 47 vjeç, banues në Manzë, pasi u konstatua në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe I. R., 30 vjeç, banues në Laç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy