
Një 58- vjeçar është vënë në prangat e policisë, i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.
Sipas policisë P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij vajzën e shtetasit Xh. S. duke i shkaktuar lëndime në trup.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhait (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.



