I afërmi i rojes së zhdukur futet në magazinën e djegur dhe nuk pranon të dalë

I afërmi i rojes së zhdukur futet në magazinën e djegur dhe nuk pranon të dalë

Kanë kaluar dy ditë dhe ende asnjë shenjë jete nga Arjan Sala, shefi i sigurimit në qendrën tregtare të “Casa Italia” i cili u fut në magazinë për të shuar zjarrin me një bombul në dorë.

Ndërkaq sonte një i afërm i 33-vjeçarit Sala, është futur të kërkojë të riun.

I afërmi është futur bashkë me ekipin e zjarrfikëses, për të kërkuar nëpër rrobat e djegura. Pasi nuk kanë gjetur dot gjë, ekipi i zjarrfikëses ka dalë, ndërsa i afërmi i Salës nuk ka pranuar të dal nga magazine e djegur.

 “Nuk dal që këtu, nuk dal pa e gjetur,”-mësohet të ketë thënë ai dhe prej një ore vijon të jetë brenda magazinës.

Pasditen e djeshme, është aktivizuar edhe ushtria për të ndërhyrë me grupe të specializuara për të gjetur 33-vjeçarin por ende asnjë shenjë prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy