Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot pamjet nga spitali i ri të Laçit i cili hapi dyert për qytetarët ditën e djeshme.
MIRËMËNGJES, dhe me Spitalin e Ri të Laçit tani në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”
Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, dje hapi dyert spitali i ri i Laçit, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Spitali i ri bashkiak i Laçit, një investim i qeverisë i shtrirë në një sipërfaqe prej 2800 m2 do të nisë nga kjo javë të japë shërbim për banorët e zonës.
Ndërtimi i tij lindi si domosdoshmëri, pasi godina 50-vjeçare e spitalit ekzistues doli jashtë funksionit nga goditjet sizmike të 2019.



