Gati për mbjellje kubikët me kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Përmet

Gati për mbjellje kubikët me kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Përmet

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur në banesë me kubikët e kanabisit gati për ti mbjellë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Kaludh, Përmet, në banesën e shtetasit K. P., kanë gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet.  

Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy