
Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e Tom Doshit, pasi akuzohen se kanë rrahur një person dhe më pas kanë dhunuar efektivët e policisë.
Bëhet fjalë për James dhe Marcos Doshi, që së bashku me shokun e tyre, E.L., 34 vjeç janë konfliktuar me një 38-vjeçar me inicialet R.S. të cilin e kanë dhunuar duke e lënë të plagosur.
Më pas, ata kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, të cilët tentuan t’i shoqëronin, duke i goditur.
Ndërkohë, është vënë në pranga miku i tyre, E.L., 34 vjeç., i cili ndryshe nga djemtë e ish-deputetit, nuk ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes..
Sherri ka ndodhur në rrugën rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë Tiranë, shpallja në kërkim bëhet për disa vepra penale.
Ato përfshijnë “Plagosja me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.



