35-vjeçari i arrestuar në Dibër/ Gjunkshi: Është djali i një polici, endej prej muajsh i lirë

35-vjeçari i arrestuar në Dibër/ Gjunkshi: Është djali i një polici, endej prej muajsh i lirë

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e një 35-vjeçari ditën e djeshme në Dibër.

Gjunkshi thotë se personi në fjalë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për lidhje me lëndët narkotike, është djali i një polici në detyrë në Maqellarë.

35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë. Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për "trafikim të lëndëve narkotike" dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale", citohet nga mesazhi i Gjunkshit, shpwrndarw nga PD.

Sipas tij, për shkak të kësaj lidhje, Besmir Vranezi, endej i lirë në Dibër pavarësisht se kishte disa muaj që qëndronte në këtë qytet.

Ish-deputeti shkon më tej duke deklaruar se mbrojtja vjen nga kupola e Partisë Socialiste.

Kush qëndron pas babait polic dhe të  birit trafikant? Mbrojtja vjen nga kupola drejtuese e Partisë Socialiste në pushtet”, shprehet Gjunkshi.

Besmir Vranezi, 35-vjeç, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale u arrestua të premten në Peshkopi, vendin e tij të lindjes. Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Trentos më 1 shkurt ka lëshuar arrestin ndërkombëtar dhe pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy