Lulzim Nanaj, 42-vjeç është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi goditi me thikë gruan, më pas veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Floreta Nanaj, 40 vjeçe, nënë e një fëmije me autizëm, mbeti e plagosur dhe po lufton për jetën në spitalin e Tepelenës.
Ajo u godit me thikë në bark nga bashkëshorti i saj pas një debati në banesë. Krimi në familje u regjistrua në orën 09:40 të një dite më parë në katin e dytë të këtij pallati në lagjen “Selam Musai” të Tepelenë.
Autori i krimit Lulzim Nanaj, 42-vjec pasi ka goditur gruan, plagosi edhe veten me thikë dhe të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku në gjendje më të rëndë ndodhet gruaja.
Materialet në ngarkim të shtetasit Lulzim Nanaj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



