Ekstradimi i parë nga Dubai? Basha: Ishte deportim

Ekstradimi i parë nga Dubai? Basha: Ishte deportim

Eksperti i sigurisë Faik Basha, lajmin për ekstradimin e parë nga Dubai të Bruno Çobos i cili përgënjeshtroi ministrinë e Brendshme, duke thënë në seancën për masën e sigurisë në gjykatë se është vetëdorëzuar në Rinas, e cilëson si të pavërtetë.

Duke folur për MCN Live, Basha tha se as policia dhe as i arrestuari nuk ka thënë atë që është e vërteta.

Policia nuk ka marrëveshje për ekstradim me Dubain. Deportimet bëhen nga të gjitha shtetet, kur ke një akuzë në vendin tënd.

Atje është arrestuar për shkelje të ligjit të shtetit, e ka verifikuar dhe ka rezultuar se ka shkelur ligjin dhe duhet të kthehet në atë vend me deportim.

Përdorimi i padrejtë i këtyre rasteve nuk tregon seriozitet.

Zgjidhja është një marrëveshje që gjithë personat që kanë kryer një vepër penale, të njihet ky veprim në shtetin atje dhe të kryhet depërtimi.

Gjithë historia është propagandë, pas një deklarate të ministrit. Policia është në rregull me deklarimin.

Ministrin e kemi politik dhe ne nuk duhet të bëjmë politizimin e policisë.

Ne duhet të kemi një polici që nuk ka lidhje me politikën, as të majtë dhe as të djathtë.

Nëse përpiqemi të fitojmë pikë në fushën politike nëpërmjet bërjes pis të kësaj strukture, ky është gabim.

Ne harrojmë se kjo është një organizatë që nuk futet më në shinat e ligjit pasi e ke futur në dy palë zgjedhje në mbrojtje të një pale politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy