Solli “Audi”-n e vjedhur me vlerë 50 mijë euro nga Italia për shitje në Shqipëri, procedohet 44-vjeçari

Solli “Audi”-n e vjedhur me vlerë 50 mijë euro nga Italia për shitje në Shqipëri, procedohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.

 

Policia sekuestroi një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.

 

Nga veprimet hetimore dhe verifikimet e kryera, u identifikua dhe u procedua penalisht shtetasi V. T., 44 vjeç, i dyshuar se e ka sjellë automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen e tij.

 

Sipas burimeve zyrtare, automjeti është bllokuar si provë materiale, ndërsa ndaj shtetasit të dyshuar ka nisur procedimi penal për trafikimin e mjetit të vjedhur. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Operacioni “Stolen Line” vijon ende në terren me synim goditjen e rasteve të ngjashme të trafikimit të mjeteve të vjedhura jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy