Për shkak të përgjumjes së shoferit, një trailer serb që vinte nga Kroacia dhe shkonte në drejtim të Tiranës, doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 12 metrash. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të autostradës në hyrje të qytetit të Fushë Krujës.



