U kap me municion dhe armë të ftohta, në pranga 28-vjeçari

U kap me municion dhe armë të ftohta, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar me inicialet F.D., u arrestua në fshatin Velabisht të Poliçanit, pasi u kap me municion dhe armë të ftohta.

Në njoftim thuhet:

"Stacioni i Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në kundërshtim me ligjin, municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy