Kapet pas tre muajsh 24-vjeçari në Durrës pas plagosjes së 44-vjeçarit

Kapet pas tre muajsh 24-vjeçari në Durrës pas plagosjes së 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 44-vjeçari, ngjarje e ndodhur në 10 korrik të këtij viti, në lagjen e quajtur “Mirdita”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 24-vjeçari kishte plagosur me armë zjarri në këmbë një 44-vjeçar, pas një konflikti që kishte nisur mes tyre për motive të dobëta.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy