Kapen 3 tonë kokainë në Holandë, sekuestrohen miliona euro

Kapen 3 tonë kokainë në Holandë, sekuestrohen miliona euro

Policia holandeze ka sekuestruar afro 3 tonë kokainë dhe mbi 11 milionë euro, në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit.

Kjo sasi e sekuestruar, po konsiderohet si më e madhja e kapur ndonjëherë në Holandë. Policia, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kishte kryer kontrolle në një pronë private në fshatin Kavakel.

Kokaina nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 195 milionë eurove, shkruajnë mediat e huaja.

Policia gjithashtu gjatë kontrolleve ka gjetur edhe sende të tjera me vlerë, të cilat janë sekuestruar.

Janë sekuestruar gjashtë armë të kalibrit të ndryshëm, shurdhues, municion dhe makineri për numërimin e parave.

Besohet se droga ishte kontrabanduar nga një rrjet në Amerikën Latine, Policia nga ana tjetër, pret që edhe disa persona tjerë të arrestojë dhe që besohet të kenë lidhje me këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy