Aplikimet për rindërtimin nga tërmeti/ Ministri Ahmetaj: Aplikoni, faza e parë mbyllet në 28 shkurt

Aplikimet për rindërtimin nga tërmeti/ Ministri Ahmetaj: Aplikoni, faza e parë mbyllet në 28 shkurt

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i bën thirrje qytetarëve që kanë banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të aplikojnë në platformën “Shtëpia ime”, pasi faza e parë mbyllet në 28 shkurt.

Ahmetaj bën me dije se deri tani kanë aplikuar 12,668 qytetarë në sportelet e dedikuara praë bashkive përkatëse.

“12,668 qytetarë kanë aplikuar në sportelet e dedikuara të platformës "Shtëpia ime", pranë bashkive dhe njësive administrative ku banojnë, për të përfituar nga programet e Rindërtimit.

Ritmi i aplikimeve tashmë ka kapërcyer mbi 2 mijë në ditë.

Duke iu rikujtuar se faza e parë e aplikimeve mbyllet në 28 shkurt, i ftoj qytetarët që ende nuk kanë aplikuar, të bëhen sa më shpejt pjesë e procesit.

Aplikimi në sportele është hapi i parë i domosdoshëm, për të përfituar prej njërit nga pesë Programet e Rindërtimit, ndërsa mbi 260 punonjës të dedikuar në sportele janë në dispozicion për t'ju orientuar dhe asistuar në të gjithë bashki”, shprehet ministri Ahmetaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy