
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike si subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Disa muaj më parë, PD denoncoi Kajmakun për fshehjen e një dënimi në Greqi.
Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve", Falsifikim i dokumenteve" dhe "kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës".
Prej pothuajse 6 muajsh, Agim Kajmaku është në arrati.



