U kap me kokainë dhe mallra të kontrabanduara, në pranga 32-vjeçari

U kap me kokainë dhe mallra të kontrabanduara, në pranga 32-vjeçari

Gjatë një operacioni policor të koduar “Pakot”, është arrestuar drejtuesi i një mjeti në Muriqan, pasi iu gjet kokainë dhe mallra të kontrabanduara.

Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Drupal Ad

NJOFTIMI 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”. Sekuestrohen në hyrje të vendit, 3.430 kg Kokainë dhe mallra të kontrabanduara. Arrestohet drejtuesi i furgonit me të cilin transportoheshin lënda narkotike dhe mallrat.
Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurtë të shtetasve, si dhe eliminimin e radhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy