
Një aksident ka ndodhur orët e para të kësaj të shtune në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar një 50-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



