U merrte para qytetarëve duke i mashtruar, në pranga 54-vjeçari

U merrte para qytetarëve duke i mashtruar, në pranga 54-vjeçari

Një 54-vjeçar me inicialet G.P, banues në Mirditë, ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës pasi dyshohet se u mori para disa qytetarëve duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme.

54-vjeçari i ndaluar rezulton me 4 masa sigurie “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.

 

NJOFTIM

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Tollonat", për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar për mashtrim. U mori para disa qytetarëve, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

54-vjeçari i ndaluar, me 4 masa sigurie “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, si dhe si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Policinë e Vorës dhe atë të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tollonat”, kanë lokalizuar në Vorë, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-G. P., 54 vjeç, banues në Mirditë.

Për shtetasin G. P. rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg" të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 - 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)

Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy