Rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë të Vlorës, bllokohet segmenti rrugor (VIDEO)

Rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë të Vlorës, bllokohet segmenti rrugor (VIDEO)

Rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë kanë bllokuar segmentin rrugor që të çon drejt kësaj zone. Reshjet intensive të së mërkurës kanë shkaktuar probleme edhe në këtë aks, ku masivet e dheut kanë penguar qarkullimin e automjeteve nga fshati Peshkopi drejt Vllahinës dhe Pocemit, por edhe në drejtim të kundërt.

Kjo rrugë ishte riasfaltuar pak kohë më parë, duke u lidhur me rrugën e re të Pocemit, e cila bashkohet me autostradën Levan-Tepelenë dhe u inaugurua vetëm pak muaj më parë. Megjithatë, rrëshqitja e dherave ka krijuar vështirësi, duke sjellë bllokimin e plotë të qarkullimit për rreth 45 minuta dhe shkaktuar trafik të konsiderueshëm.

Dhjetëra mjete janë detyruar të qëndrojnë në pritje deri në mbërritjen e mjeteve punuese për largimin e dherave dhe hapjen e rrugës.

Situata e krijuar këtë të mërkurë nxori në pah edhe mungesën e barrierave mbrojtëse në anë të rrugës, një problematikë që e përkeqësoi situatën pas reshjeve, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të disa fshatrave të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy