
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë,
Shtetasi turk më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil.
Si pasojë e goditjeve, shtetasi A. M. ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt: B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.
Dyshohet se konflikti ka nisur për një vend parkimi në zonën e Ksamilit.



