Elektriçisti humbi jetën, arrestohet përgjegjësi në Memaliaj

Elektriçisti humbi jetën, arrestohet përgjegjësi në Memaliaj

Policia ka arrestuar drejtuesin e punimeve të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme dy elektricistë ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.

Arrestimi i tij erdhi pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M.

Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy