Kapet duke shitur kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Kapet duke shitur kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandws ka goditur një rast tw shitjes së lëndëve narkotike. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Meantime”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë. 

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit. 

Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike. 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy