
Në vazhdën e operacionit të koduar policor, “Perimetri”, janë vënë në pranga dy persona. Dy shtetasit e arrestuar, i premtonin emigrantëve kalimin në një nga vendet e BE.
Shërbimet e policisë, kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin A. Gj., me mjetin tip “Renault”, duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se bashkëpunëtor me 37-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi L. S., i cili u kap në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 17.11.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.



