Mashtrim me Call Centera/ Ndalohen 60 persona, mes tyre një pronar izraelit

Mashtrim me Call Centera/ Ndalohen 60 persona, mes tyre një pronar izraelit

60 persona janë shoqëruar nga për mashtrim me Call Centera. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 60 punonjës janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje, ndërkohë që priten edhe arrestime.

Ka qenë një procedim penal i Drejtorisë qendrore të Hetimit në Policinë e Shtetit për mashtrimet me Call Centera, i cili pasohet nga operacioni i nisur që prej pasdites së të enjtes.

Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda, teksa të përfshirë dyshohet të jenë edhe shtetas të huaj, dhe një pronar i call centerit, që dyshohet të jetë shtetas izraelit.

Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë (forex), një hetim i nisur muaj më parë në bazë të disa shqetësimeve, që janë paraqitur në Prokurori dhe Policinë Shtetit.

Deri tani nuk është qartësuar se sa është numri i personave të arrestuar, pasi operacioni vazhdon, por mendohet të jenë ndaluar deri më tani rreth 15 personave, në mesin e të cilëve menaxherë, punëtorë dhe pronarë të Call Centerave.

Ndërsa Prokuroria dhe Policia e Tiranës po vijojnë kontrollet dhe shoqërimet edhe në kompani të njohura Call Center, që operojnë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy