Grirëse kanabisi e municion luftarak në banesë, dy të arrestuar tek “5 Maji”

Grirëse kanabisi e municion luftarak në banesë, dy të arrestuar tek “5 Maji”

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ushtruar sërish kontrolle në rrugën “5 Maj”, aty ku u shënua vrasja e Mehmet Qemës disa ditë më parë.

Burime policore bëjnë me dije se është vënë në pranga një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Peçi dhe një faturues i energjisë elektrike, i identifikuar si Evis Zeneli.

Mësohet se i riu Kristjan Peçi u arrestua pasi pas kontrolleve të bëra në banesën që ai kishte marrë me qira tek rruga “5 Maji”, policia gjeti disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirëse kanabisi e municion luftarak.

Kurse, Evis Zeneli u arrestua pasi në banesë i riu kishte pasur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe 34-vjeçari duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Përsa u përket njësive kompjuterike, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtat me dy pasjisjet e tjera të gjetura në një magazinë dhe në lokalin ku u vra Qema.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy