Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Myltë të Lezhës. Flakët kanë djegur katin e dytë të banesës e cila ka qenë në ndërtim.
Familjarët nuk ndodheshin në shtëpi, në momentin kur ka rënë zjarri. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një bombol gazi që po përdorej për punime tek kjo pjesë e shtëpisë që u dogj.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes ku të paktën për momentin zjarri është neutralizuar.



