Favorizoi ndërtime pa leje, Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK

Favorizoi ndërtime pa leje, Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Elira Gogo është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka mbyllur hetimet ndaj saj, duke e akyuzuar se ka favorizuar ndërtime pa leje.

Organi i akuzës ka konkluduar se në rrugën e “Bogdanëve në Tiranë ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m² dhe për këtë sipërfaqe taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë, shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.G., ish-drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 248 të Kodit Penal si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’ parashikuar nga nenet 119/a/2 dhe 143/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr. 8699, regjistruar në bazë të denoncimeve të bëra, hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë vërtetuan se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m². Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë, shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Nga hetimet rezultoi se veprimet e shtetases E. G., në cilësinë e Drejtoreshës së ASHK-së Tiranë Veri, janë përpiluar dhe nënshkruar dokumente pa kryer matje në terren, duke u raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale. Këto veprime kanë sjellë përfitim të padrejtë për subjektin ndërtues dhe dëm të interesit publik.

Nga sa më sipër, rezultoi e provuar se nga ana e shtetases E. G. janë konsumuar elementet e veprës penale të “falsifikim i vulave, stampave ose formulareve” parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal, pasi pa bërë matje në teren ka urdhëruar pagesën e taskës e infrastrukturës dhe sipas saj, sipërfaqja totale e objektit shtesë që do të legalizohej është 80.5 m2. Kur nga akti i ekspertimit sipërfaqja e ndërtimit jashtë lejes së ndërtimit, është 2240m2. Si dhe është konsumuar vepra penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 

Ndërkohë shtetasi Sh.B. ka konsumuar elemente të veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”  parashikuar nga neni 199/a/3 në  kushtet e shkeljes së  lejes së ndërtimit për qëllim fitimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy