Dëm financiar prej 2 milionë eurosh shtetit, 3 të arrestuar dhe 9 në kërkim

Dëm financiar prej 2 milionë eurosh shtetit, 3 të arrestuar dhe 9 në kërkim

Finalizohet nga policia e Tiranës operacioni policor i koduar “Damage 2”, gjatë të cilit u vunë në pranga tre persona dhe u shpallën në kërkim 9 persona, pasi i shkaktuan një dëm financiar shtetit prej 2 milionë eurosh.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në kuadër të procedimit penal 2084/2023, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit B. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 31 vjeç, E. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit: D. M., 67 vjeçe, T. M., 41 vjeç, D. D., 39 vjeç, F. P., R. R., 56 vjeçe, U. M., 64 vjeç, G. R., S. D., 34 vjeç dhe A. P., 51 vjeç, të gjithë banues në Itali.

Këta shtetas dyshohen se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 2 milionë eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy