Nga prodhimi i lëndëve narkotike te ngacmimi seksual, 3 të arrestuar në Sarandë

Nga prodhimi i lëndëve narkotike te ngacmimi seksual, 3 të arrestuar në Sarandë

3 qytetarë janë vënë në pranga në Sarandë, pasi ishin dënuar për vepra të ndryshme penale. Në pranga është vënë Nuri Shero, 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu është arrestuar Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vitin 2019, shtetasi Nuri Shero ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi.

Sakaq policia ka arrestuar edhe Bajram Tushën, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 1 muaj e 19 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy