
Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Policia njoftoi se shtetasi i identifikuar si A. Gj., 52 vjeç, është gjetur i pajetë në rrugë në lagjen Nr.1, në Sarandë.
Paraprakisht në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se 52-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



