Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me çekiç e Petrit Ndout pas mesnatës së 20 Janarit në Krujë. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, 57-vjeçari ndërhyri për të shuar një konflikt mes autorit dhe disa të njohurve të tij, por u vra pabesisht, kur iu afrua automjetit të tij, pasi mendoi se agresori ishte larguar.



