
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë - Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Libonik.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete por fatmirësisht vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.



