Në kërkim nga drejtësia italiane, 29-vjeçari kapet në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia italiane, 29-vjeçari kapet në Tiranë

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane për shkelje të ligjit mbi narkotikët është vënë në prangat e policisë në Tiranë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy