Një 46-vjeçar u arrestua në Tiranë për vjedhje me dhunë.
Besnik Simolla, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje të energjisë elektrike" është vënë në pranga në rrugën "Karl Gega", pasi ka goditur me gurë në kokë dhe me shkelma në trup shtetasin I. D., 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe i ka vjedhur me dhunë motorrin tip ZANSHEN.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë".



