Xhirimi i gomave të makinës është për shkak për konfliktin mes dy të rinjve në Gjadër të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre.
Siç njofton korrespodenti i MCN tv nga Lezha, në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Sipas burimeve autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.
Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke i share dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.
Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe ne ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armen e zjarrit qe mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.
Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallur në kërkim policor dhe prej dy ditësh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.



