Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se familja e një prokurori në Prokurorinë e Posaçme është kërcënuar me jetë.
Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se deklarata e Dumanit është bërë gjatë një takimi me organizatat jo qeveritare.
Ai është shprehur se krimi i organizuar ka tendencë për të kërcënuar prokurorinë dhe magjistratët.
Së fundmi janë shantazhuar familjarët e një prokurori në SPAK nga krimi. Dumani ka thënë se janë marrë masa për sigurinë e familjes së prokurorit.
Gjithashtu ai ka thënë se është detyrë që e kemi e zgjedhur vetë dhe do përballemi me krimin.
Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo nga politika.
Jemi të vendosur për tu përballur deri në fund me krimin e organizuar.
Ai ka folur për mandatin e prokurorëve të posaçëm prej 9 vitesh, ku ka deklaruar se gjysma e prokurorëve të SPAK do të kalojnë si prokurorë në juridiksionin e përgjithshëm.
Rusta tha se MCN Live ka mësuar se është dorëzuar një draft që prokurorët dhe kjo strukturë të kenë një mandat të përhershëm.



