Ministri Hoxha pret homologun e Brendshëm gjerman: Thellimin bashkëpunimi në luftën ndaj krimit të organizuar

Ministri Hoxha pret homologun e Brendshëm gjerman: Thellimin bashkëpunimi në luftën ndaj krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në nisje të detyrës së re, priti sot në një takim zyrtar, Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann.

Sipas njoftimit për medie, gjatë bisedës u konfirmua se Shqipëria dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera, mbështetur në një dialog intensiv politik të nivelit të lartë si dhe u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar.

Më tej trajtuam gjetjen e rrugëve të reja për thellimin e bashkëpunimit, në luftën ndaj krimit të organizuar, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore. Në këtë kontekst, vlerësova si model të bashkëpunimit të suksesshëm, Njësinë “Anti Skifter” për krimet kundër pronës.

Theksuam se bashkëpunimi mes dy policive është shumë funksional dhe mbështetëm idenë e hedhur nga stafet teknike për patrullime të përbashkëta, eksperienca që funksionojnë mes disa shteteve.

Gjermania ka ofruar mbështetje të dukshme në drejtim të hapjes së negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me një rol shumë proaktiv në perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së.

Gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh, përfshirë ndihmën për Policinë e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy