Në kuadër të operacionit të koduar “Space”, të organizuar më 22 shtator, për goditjen e një rasti të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, nga policia e Durrësit është vënë në pranga organizatori i këtij aktiviteti.
I arrestuari është shtetasi turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar tre shtetaset kineze të arrestuara gjatë operacionit “Space”, për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.
Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.



