Aksident në Durrës/ Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksident në Durrës/ Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 13 në Durrës. 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në zonën e plazhit, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, ka dalë jashtë kontrollit në një rrugë dytësore dhe është përplasur dhunshëm me bordurën anësore të rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në mjet, shtetasi L. L., 48 vjeç. Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. 

 

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për lokalizimin e kapjen e shoferit të arratisur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy