U kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi gati për shitje, arrestohen 2 të rinj në Elbasan

U kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi gati për shitje, arrestohen 2 të rinj në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi u kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi.

Në prangat e policisë kanë rënë S. H., 22 vjeç dhe G. P., 23 vjeç.

Dyshohet se të rinjtë kanë shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.  

Njoftimi i policisë: DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar "Rrugica", për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.   

U kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi, gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, të DVP Elbasan, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rrugica".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. H., 22 vjeç dhe G. P., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në lagjen “5 Maji”, me 83 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të paketuara me qese farmaceutike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.  

Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy