SHBA do të asistojë Policinë e Shtetit kundër mashtrimeve me vizat

SHBA do të asistojë Policinë e Shtetit kundër mashtrimeve me vizat

Ambasada Amerikanë në Tiranë do të asistojë Policinë e Shtetit në luftën kundër mashtrimit me vizat dhe në investigimin e krimeve me interes të përbashkët. Në funksion të këtij bashkëpunimi të ri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe shefja e Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, Karen D Riley, kanë nënshkruar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit një Memorandum Mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi përcakton rolet dhe përgjegjësitë për krijimin dhe menaxhimin e një misioni të përbashkët për të luftuar mashtrimin me viza, pasaporta dhe forma të tjera të dokumenteve të udhëtimit dhe për të investiguar krimet me interes të përbashkët për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

Drejtor Veliu dhe Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurimit znj. D Riley e kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit, Zyrës Rajonale të Sigurimit në ambasadën amerikane në Tiranë dhe agjencive ligjzbatuese amerikane dhe e kanë cilësuar këtë memorandum si një tjetër shembull të besueshmërisë së parterëve të Policia e Shtetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy